Ora News - Dosja e mashtrimit me TVSH: 20 subjekte pa punonjës qarkullonin milarda lekë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Një operacion policor vijon për ekzekutimin e 25 urdhërndalimeve ndaj personave që akuzohen për evazion fiskal me vlerë 18 miliardë lekë në dëm të shtetit.

Deri më tani janë ekzekutuar 13 urdhërndalime, ndërsa 12 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Prokuroria e Tiranës e cila ka regjistruar procedimin penal 10 153 të vitit 2018 për veprën penale të krijimit të skemave mashtruese me qëllim kreditimin e tvsh thekson se do të vijojë hetimet për identifikimin e saktë dhe të plotë të subjekteve përfituese nga kjo skemë mashtruese.

"25 personat figurojnë administratorë të subjekteve të dyshuara fiktive që kanë lëshuar fatura të falsifikuara për subjekte të treta me një dëm për buxhetin e shtetit me vlerë 18 miliardë lekë. Janë ekzekutuar 13 urdher ndalime duke shpallur në kërkim 12 persona të tjerë. Hetimet do të vijojnë ne identifikimin e saktë e të plotë të subjekteve përfitues të skemës" informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi

Dosja- Ora News siguron dosjen e prokurorisë lidhur me shoqëritë objekt hetimi si dhe 30 personat që kryenin blerje fiktive nga shoqëritë që operojnë në fushën e tregtimit të produkteve ushqimore. TVSh e mbledhur nga këto blerje më pas e shisnin në mënyrë fiktive te shoqëri të treta që operojnë në fushën e ndërtimit.

"Nga të dhënat e sipërcituara rezulton se shoqëritë objekt hetimi kanë kryer shitje në total vlerën 4.265.939.484 lekë, me TVSH në vlerën totale 710.989.914. Sa më sipër nga analizimi dhe studimi i të dhënave shoqëri objekti hetimi kanë funksionuar si satelit (ndërmjetëse_ duke u përdorur nga shoqëri importuese që operojnë në fushën e artikujve ushqimor për të shkarkuar vlerën totale 4.265.939.484 lekë, e cila më pas nga këto subjekte është bërë e mundur që kjo vlerë të injektohet në mënyrë indirekte në shoqëri tregter që operojnë në fushën e ndërtimit, këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlerë kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si edhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore duke ulur në këtë mënyrë normën e TF" shkruhet në dosjen e prokurorisë.

Ne listpagese vetem administratori- Subjektet tregtare rezultojnë nga dokumentet e gjetura në organet tatimore se kanë deklaruar vlera të konsiderueshme në shitje dhe në blerje. Shitjet janë të gjitha të kryera në subjektet që operojnë në fushën e ndërtimit dhe blerjet të gjitha nga subjektet importuese të artikujve ushqimorë. Nga ana tjetër nuk kanë kapacitete në burime njerëzore për të ushtruar aktivitetin në vlera të larta. Për një periudhë të gjatë kohore këta subjekte kanë pasur të punësuar në listpagesën e tyre vetëm administratorin e shoqërisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/operacioni-po-ekzekutohen-25-urdherndalime-miliarda-leke-evazion-fiskal
Recommended