35 punonjës të Prokurorisë së Lartë, pa sigurim shëndetësor

  • 5 years ago
Që vitin e kaluar prokurori shtetëror Lubomir Jovevski ka paralajmëruar se pensionimi i parakohshëm i prokurorëve në kundërshtim me vullnetin e tyre do të shkaktojë probleme në prokuroritë. Ky parashikim u realizua pas vendimit të gjykatave për kthimin e tre prokurorëve në punë në Prokurorinë e lartë të Shkupit. Të gjithë 35 të punësuarit mbetën pa sigurim shëndetësor prej një janarit të këtij viti. Prokuroria Themelore punon në tejkalimin e problemit. Nevojitet që të paguhen para nga Fondi Shëndetësor në bazë të sigurimit shëndetësor për vitin 2017 për të gjithë prokurorët që Këshilli i Prokurorëve Publik i dërgoi në pension, ndërsa gjykatat i kthyen në punë në Prokurorinë e Lartë në Shkup. Më 15 mars të vitit të kaluar në seancë të Këshillit të Prokurorëve janë shqyrtuar vendimet gjyqësore me të cilat është parashikuar që prokurorët e pensionuar të kthehen në punë. Vendimin për angazhimin e tyre të serishëm, përkundër vendimit gjyqësor, duhet doemos ta vërtetojë Këshilli. Sipas procesverbalit nga seanca, prokurori shtetëror Jovevski ka bërë të ditur se pakënaqësia te prokurorët e pensionuar është e madhe në çdo pikëpamje, në bazë të pagave, kompensimeve dhe dallimeve.

Recommended