Tjetërsuan rreth 68 mijë m2 tokë në Durrës/ Arrestohen 18 ish- punonjës të Kadastrës, 5 në kërkim
  • 4 years ago
DURRËS- 18 ish-punonjës të Kadastrës në Vlorë janë arrestuar ditën e sotme e ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kanë tjetërsuar 68 mijë m2 në Durrës. Nga hetimet që kanë zgjatur për rreth një vit, mësohet se këta punonjës, me detyrë juristë, hartograf, topograf, specialist duke shpërdoruar detyrën kanë tjetërsuar këtë hapësirë nga tokë shtetërore pa frut në tokë are, ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit

Lidhur me këtë çështje, prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji nisi një hetim ndaj kreut të Kadastrës Liridon Pulës, i cili u lirua pak ditë më parë. Gjyqi ndaj Pulës mori një vëmendje të madhe, ku në seancë ishte edhe zv.kryeministri Erion Braçe i cili tha se akuzat ndaj tij për tjetërsim pronash janë të pabaza, madje kreu i qeverisë akuzoi se ky prokuror është i lidhur me krimin. Sipas Ramës, e gjitha kjo ka qenë sepse Pula nuk pranoi presionet nga bandat që të tjetërsonte prona.
Recommended