Arrestohen 7 punonjës në spitalin e Shkodrës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Valë arrestimesh në spitalin rajonal të Shkodrës. 7 punonjës, mes tyre ish-drejtorë, mjekë, infermierë dhe farmacistë janë vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.Të gjithë këta persona akuzohen për shpërdorim detyre.Ekzekutimi i masave të arrestit ndaj tyre u bë pas një hetimi dy mujor mes prokurorisë dhe policisë së Shkodrës.Sipas organit të akuzës, ish-drejtori i spitalit të Shkodrës, Përparim Çela së bashku me mjekët dhe farmacistët dyshohet se i kanë kërkuar ministrisë së Shëndetësisë materiale të domosdoshme mjekësore për kabinetin e hemodinamikës më shumë sesa kishte nevoja spitali.Prokuroria bën me dije se në shkelje të ligjit, ne vitin 2016, ata kanë kërkuar për blerje e tenderim, një sasi shume te madhe prej 400 stendash, kateter, koronare dhe sete kirurgjikale te kardiokirurgjisë jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti që ky spital ka.Hetimet zbuluan se Edi Smajli, Renato Kepi, Juljana Zhuri, Amanda Matlija, Albana Mehmetaj me detyrë anëtarë të komisionit të marrjes në dorëzim të pajisjeve, kanë kryer procedurat në kundërshtim me kushtet e kontratave.Këto të fundit përcaktonin qartë rregullat e pranimit të pajisjeve, sidomos në lidhje me datën e skadencës.

Recommended