Report TV - 4 raste të reja në Pogradec, mes tyre një punonjës i bashkisë dhe një bankiere
  • 4 years ago
4 raste të reja janë shënuar në Pogradec, ku 3 janë vatra të reja dhe një rast që është kontakt i rasteve të mëparshme.

Një punonjës i Bashkisë Pogradec ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Kjo ka bërë që të izolohen edhe një pjesë e stafit në Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Kontrollit të Territorit në këtë bashki.

Rasti tjetër në Pogradec është punonjëse e një banke të nivelit të dytë. Janë karantinuar familjarë dhe punonjës të tjerë të bankës që kanë pasur kontakt me punonjësen.
Recommended