17 raste te reja, mes tyre 2 mjeke dhe 1 infermier | Lajme - News
  • 4 years ago
Tirana dhe Shkodra janë qytete me vatra të reja të virusit Covid-19. Nga 17 rastet e evidentuara nga epidemiologet, shumica janë në këto dy qytete.

?Në 24 orët e fundit janë kryer 102 testime nga të cilat janë konfirmuar 17 raste pozitive, përkatësisht 8 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër, 3 në Kamëz. Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe disa raste të reja në Tiranë dhe Shkodër janë në proces hetimi?.

Mes të infektuarve janë edhe 3 mjekë e infermierë në spitalet publike dhe private.

?Janë testuar 19 personel shëndetësor, nga të cilët 3 kanë rezultuar pozitivë nga kontakte?.

Edhe numri i të hospitalizuarve ka pësuar rritje.

?Pavarësisht shërimeve ditore, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 34 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre janë të intubuar?.

Nga 1263 persona të prekur nga koronavirusi, në vend janë vetëm 284 persona aktivë me COVID-19 të shpërndarë në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz.

Tv Klan
Recommended