Përplasjet në KZAZ-në e Bushatit/ Në pranga 14 persona, mes tyre punonjës bashkie
  • 5 years ago
Sulmet në KZAZ-në e Bushatit, në pranga 14 persona, mes tyre punonjës bashkie. Ndërkohë tre janë proceduar në gjendje të lirë, e ndërsa 9 persona të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre djali i kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.

"Policia e Shtetit ka arrestuar 14 persona, 3 ndiqen në gjendje të lirë dhe 9 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim, si të dyshuar për sulmin ndaj KZAZ nr. 6, në qarkun Shkodër. 

Ndër ta, funksionarë të bashkisë Vau Dejës apo të zgjedhur lokalë. 

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 27 Qershor 2019 rreth orës 20:00, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, janë grumbulluar pranë KZAZ Nr. 6, e cila ndodhet në ambientet e shkollës ?Ndre Mjeda? në fshatin Bushat. 

Ata kanë protestuar duke përdorur sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ, si dhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim. 

Për pasojë, janë plagosur 3 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Vau Dejës, të planifikuar me shërbim pranë KZAZ, që ndodhen nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu janë djegur materialet zgjedhore të kësaj KZAZ.  

Policia ka arrestuar në flagrancë 14 shtetas.
Recommended