Report TV -Numër rekord të infektuarish, 126 raste me COVID, 19 pacientë në terapi intensive

  • 4 years ago
TIRANE-Katër pacientë ndërruan jetë ditën e sotme nga koronavirusi, ndërsa u shënua një numër rekord të infektuarish, 126, si asnjëherë më parë brenda 24 orëve. Fatkeqësisht nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid-2 ?Shefqet Ndroqi?, një 51 vjeçar nga Dibra, një 62 vjeçare dhe një 73 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 68 vjeçar nga Shkodra.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 112 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar. Shifrat e të infektuarve janë alarmante. Në 24 orët e fundit u kryen 504 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 126 raste pozitive, rekord deri tani brenda një dite.

Recommended