Report TV- Shkon në 37 numri i viktimave! 82 raste të reja, vatra në 6 qytete! 8 në terapi intensive
  • 4 years ago
TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit, vendi ynë ka regjistruar sërish një shifër rekord të rasteve të reja me koronavirus. 82 raste janë konfirmuar pozitiv ditën e sotme me COVID-19, shifër kjo më e larta që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë që vjen si rezultat i 364 testime, e ndërsa mësohet se ka ndërruar jetë një pacient, duke e çuar numrin e viktimave në 37. Këtë të martë nuk ia doli të fitonte betejën me COVID-in, një pacient 68 vjeç nga Puka, i intubuar prej disa ditësh.

"Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte ne gjendje te rende i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë", njofton ministria.irana vijon të mbetet epiqendra e virusit, ku vetëm ditën e sotme janë konfirmuar 28 të prekur, e ndërsa ministria e Shëndetësisë bën me dije se përveç rasteve të kontaktit ka edhe vatra të reja. Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

"82 të prekur kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste te reja në proces hetimi në Tiranë, në Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Durrës. Shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë", njofton ministria.

Një rritje ka pësuar edhe numri i personave që janë terapi intesive. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në total në vendin tonë janë prekur 88 fëmijë, nga të cilët 23 janë aktivë, pjesa më e madhe e të cilëve janë asimptomatik dhe asnjëri prej tyre nuk është shtruar në spital. Në rast se do të jetë i nevojshëm hospitalizimi i tyre, është një pavijon i veçantë ne pediatri ku në dispozicion janë 12 shtretër.
Recommended