Tre humbje jete, 108 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, 22 pacientë në terapi intensive
  • 4 years ago
TIRANE-Tre qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen e koronavirusit në 24 orët e fundit, një 77 vjeçare dhe një 83 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 68 vjeçar nga Hasi pa sëmundje të tjera. Vijon të ketë rritje të të shtruarve në spital, megjithë të shëruarit që kanë lënë dy spitalet COVID në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 126 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar.
Recommended