Iraniania që kërkohet nga babai flet në Report TV: Nuk më ka rrëmbyer njeri, në kamp rri me dëshirë
  • 6 years ago
Tiranë- Historia e 38-vjeçares, Somaieh Mohammadi anëtare e rezistencës iraniane MEK e vendosur në Shqipëri pranë kampit së bashku me muxhahedinët e tjerë ka prekur dhe institucionet shqiptare. Babai i 38-vjeçares i është drejtuar institucioneve shqiptare duke denoncuar rrëmbimin e vajzës së tij nga MEK, ndërsa e bija shprehet se babai i saj gënjen.

Për herë të parë Report Tv ka siguruar një intervistë të 38 vjeçares ku ajo sqaron historinë e saj 15 vjeçare dhe shprehet se pranë MEK ajo qëndron me dëshirë dhe askush se pengon të largohet nëse ajo do të vendos një ditë.

?Pas 3 vitesh unë erdha në Shqipëri dhe ai (babai) po ashtu erdhi në Shqipëri për t?i thënë popullit shqiptar se muxhahedinët më kanë rrëmbyer mua, por kjo s?është e drejtë. Unë këtu jam në një vend të lirë. Çdo ditë dal dhe takoj doktorin, bëj shopping, takoj miqtë e mi. Nëse dua t?i lë muxhahedinët unë mundem, por kjo nuk është zgjedhja ime dhe ai e di më mirë se mua. Herën e parë që unë erdha te muxhahedinët, Mustafai nënshkroi një marrëveshje. Kjo është marrëveshja ku tregon se Mustafa dhe nëna ime ishte dakord dhe është dhe firma e shënuar me gisht. Unë i shkrova dhe një letër z.Xhafaj dhe kjo letër është publikuar dhe në media. Gjëja e fundit që doja të thoja është se këtu është një vend i lirë dhe nëse dua të shkoj diku mund të shkoj. Kërkoj të jeni zëri im për t?i treguar njerëzve të tjerë se unë dua të qëndroj te muxhahedinët dhe qëndrimi i Mustafait në Shqipëri është i gabuar dhe ato që thotë ai s?janë të vërteta.
Recommended