Dëshmia e shqiptares së rrëmbyer dhe abuzuar në '97: Rri e strukur si mi!

  • 5 years ago
Tashmë është e martuar, dhe gëzon lumturinë e fëmijëve të saj. Por jeta e saj ka qenë një tmerr i vërtetë. Në vitet e vështira për shqiptarët, '97, një vogëlushe shqiptare, vetëm 8 -vjeçare, u rrëmbye teksa dilte nga shkolla, më tej u abuzua seksualisht dhe fare mrekullisht, arriti të shpëtonte nga duart e një personi, që tentoi ta trafikonte për shitje të organeve.

Historia u rrëfye nga vetë vajza, të cilës për t'i ruajtur anonimitetin, në kushtet kur jeta e saj rrezikohet ende, nuk ju prezantua emri dhe as vendndodhja e saj. Këtë mbrëmje në emisionin "Pa Gjurmë", Ana (një emër i sajuar), tregoi se si një person, rreth 38-vjeç në atë kohë, e rrëmbeu me makinë në muajin tetor ose nëntor të vitit 1997, ku edhe u abuzua seksualisht. "Më futi brenda në makinë, kam qenë shumë e vogël. Më futi në bagazh të makinës, ka abuzuar me mua. Më çoi në një bodrum, nuk e di çfarë qyteti ishte, pashë që kishte edhe fëmijë të tjerë të moshave më të mëdha se unë, 15-17 vjeç", rrëfen Ana.

Prindërit e saj ishin në Tiranë pasi babai ju nënshtrua një operacioni të vështirë, dhe nëna kujdesej për të. Personi në fjalë, të cilin Ana thotë se e njeh, pasi është nga vendi i saj i lindjes, ka ndjekur të gjitha lëvizjet e saj derisa e rrëmbeu. Por historia nuk mbyllet vetëm me abuzimin seksual. Edhe pse e vogël, Ana thotë se arriti të kuptonte gjithçka, duke dëgjuar bisedat e personave që e kishin rrëmbyer, atë dhe fëmijët e tjerë. Pas rrëmbimit do të fshihej trafiku i organeve.

Recommended