Uniko - Pepkolaj: Si arrestuam une dhe koleget e mi dhendrin e Qazim Sejdinit

  • 4 years ago
Spartak Koka: Si arritët ju të shkonit dhe ta dinit pikërisht se Sokol Sanxhaktari kishte armë?

Shkëlqim Pepkolaj: Fillimisht operacioni është përcjellë nëpërmjet sallës operative tek shefi i komisariatit, ai ka komunikuar me radio me sallën operative, dhe është vënë në dijeni se një person ka hapur në vendin e quajtur ?Skampa?. Në këto rrethana, unë kam komunikuar me dy kolegët e mi dhe kemi lëvizur në mënyrë të menjëhershme në drejtim të vendit të ngjarjes pasi u thashë që nuk bëhej fjalë për një ngjarje normale. Pavarësisht se shefi i komisariatit dha udhëzime të qarta për ndjekjen e situatës nga shërbimet policore, sërish në vendin e ngjarjes nuk gjetëm asnjë punonjës policie. Në mos gabohem, ka qenë njësi shërbimi lojëra fati asokohe, ishin 10 persona. Pasi jemi prezantuar, kemi kërkuar që qytetarët të zbatojnë kërkesat tona për një kontroll fizik të tyre. Të gjithë personat e tjerë janë mbështetur pas murit duke ju përgjigjur me korrektësi pyetjeve tona, përveç një personi i cili në paraqitjen e jashtme përputhej me personin për të cilin bënte fjalë edhe informacioni. Në këto rrethana i jam drejtuar unë atij personi, duke i kërkuar që të ngrihet në këmbë dhe t?i përgjigjet kërkesës së shërbimit policor pasi u prezantuam me dokument identiteti. Pas kësaj jam ndeshur me një reagim jashtëzakonisht vulgar, do thoja reagim fizik për të mos ju bindur urdhrit. Në këto rrethana nuk më mbeti gjë tjetër veçse edhe unë t?i përgjigjesha në mënyrë sistematike veprimeve të tij. Së pari i kam bllokuar një çantë në të cilën sapo e kam hapur çantën kam konstatuar që është një pistoletë. Pistoletën ja kam hedhur shefit të komisariatit dhe atëherë kam vepruar fizikisht mbi shtetasin Sokol Sanxhaktari për ta bllokuar dhe për ta prangosur me qëllim shoqërimin e tij në ambientet e drejtorisë. Në këtë rast kam kërkuar nga të gjitha hallkat përgjegjshmëri të lartë në kryerjen e veprimeve dhe integritet të lartë në kryerjen e veprimeve procedurale.


#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/