Zgjedhorja, Bamir Topi në 'Repolitix':Sajesë politike për të futur sërish në lojë opozitën e larguar

  • 4 years ago
" E di se çfarë po gatuhet, në çfarë kuzhine po gatuhet dhe çfarë gjelle do të hamë", ishte mesazhi që ish presidenti Bamir Topi tha për marrëveshjen e arritur për reformën zgjedhore. Duke e cilësuar Kodin Zgjedhor si më të reformuarin në vend dhe më problematikun njëkohësisht, Topi tha se kjo marrëveshje është një sajesë politike që bëhet për të futur në lojë opozitë, e cila doli me vullnet të plotë jashtë kësaj loje politike. I ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv, Topi tha për gazetarin Denis Minga se e gjithë kjo situatë është një anormalitet dhe se po harxhohet një kohë aq e madhe për të mos prodhuar asgjë.

Recommended