"Zgjedhorja" brenda majit, Gjiknuri: S'mund t'i kthehemi lojës, opozita: Mazhoranca s'ka vullnet
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
PD kërkon që reforma zgjedhore të përfundojë brenda 31 majit, ndërsa paralajmëron mazhorancën së nëse tenton ta miratojë pa konsensusin e opozitës së bashkuar do të përballet me pasoja të rënda. Këshilli politik online ka shkaktuar debate mes palëve, pasi sipas PS, demokratët kanë kërkuar të rinisë loja nga fillimi.

Tryeza online e Këshillit Politik më shumë se sa i ka dhënë një zgjidhje e ka thelluar më shumë mos dakordësinë politike mes PS dhe PD për reformën zgjedhore. Opozita jashtë parlamentare i ka kërkuar Këshilli Politik që së bashkë me ekspertët të ketë një produkt final deri në fund të këtij muaji.

Pas debateve online, socialisti Damian Gjiknuri, i pakënaqur nga qëndrimi i PD pas rikthimit në Këshill, u shpreh se demokratët kërkuan që të ketë një ridiskutim të të gjitha çështjeve. Ndërkohë nga selia e PD, Oerd Bylykbashi këtë deklaratë të Gjiknurit, e quajti si mungesë të vullnetit politik të mazhorancës për të çuar para reformën.

Socialistët i kërkojnë PD që të sjellë propozime për KQZ-në, ndërsa për votën e emigrantëve Këshilli ka vendosur t?ja delegojë KQZ.

Në rast se mazhoranca tenton ta miratojë reformën zgjedhore pa konsensusin e opozitës së bashkuar, Petrit Vasili paralajmëron pasoja të mëdha.

Pas kërkesës së PD, Këshilli Politik do të mblidhet të mërkurën, por jo më online, por ballë për ballë për të gjetur dakordësinë mbi çështjet e lënë pezull si dhe për reformën zgjedhore.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/mazhoranca-dhe-opozita-ulen-ne-tryeze-sot-rimblidhet-keshilli-politik-reformen-zgjedhore

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended