Ora News - Janullatos shqiptar, Rama: Meta ka bërë shumë mirë që i dha nënshtetësinë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur dhënien e nështetësisë për kryepeshkopin e Janullatos. Në konferencën për gazetarët, Rama u shpreh: Ka bërë shumë mirë presidenti.

Rama: Ka bërë shumë mirë Presidenti që i ka dhënë nënshtesinë Kryepeshkopit. Ky është qëndrimi im. Besoj që është një akt, i cili është i vonuar dhe i cili pajton dhe nuk ndan. Kjo është vërtetë ana pozitive e këtij akti. Natyrisht që figura e Kryepeshkopit është e ngarkuar me një simbolikë të rëndë në kuptimin e peshës, një simbolikë komplekse, por të mos harrojmë asnjëherë që kryepeshkopi ishte drejtuesi i një procesi rilindjeje nga hiri i kishës ortodokse dhe Shqipëria nuk e kishte dot në atë moment të parë Fan Nolin e vet.

Në këtë fazë tranzicioni, se nuk e konsideroj pikë mbërritje të kishës Autoqefale shqiptare, kryepeshkopi ka luajtur një rol të rëndësishëm që unë e konsideroj pozitiv edhe pse me kryepeshkopin jo gjithmonë kemi ndarë të njëjtat pikëpamje. Kompleksiteti i kësaj simbolike lidhet edhe me faktin se në vendin fqinj dhe me vendin fqinj janë të lidhura shumë fatet dhe cilësia e jetës, mirëqënies së popujve tanë. Kjo ka ndikuar nganjëherë negativisht dhe padrejtësisht mbi figurën e Kryepshkopit. Kështu e shikoj dhe besoj që ka qenë gjëja e duhur dhe ka bërë shumë mirë Presidenti në këtë rast.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/janullatos-shqiptar-rama-meta-ka-bere-shume-mire-qe-i-dha-nenshtetesine
Recommended