Ademi për RTV Ora: Nuk doja të isha në një pozicion të tillë, kam kontakt me të gjitha institucionet
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Voltana Ademi mbetet e vetmja kryebashkiake demokrate që pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Ajo ka hyrë në vitin e 5-të mandatit të saj, ndërsa në një intervistë ekskluzive për RTV Ora, Ademi thotë se do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj derisa të jepet një vendim nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas saj, viti 2019 u mbyll me jo pak problematika, ndërsa thekson se do të vazhdojë bashkëpunimin e këshillin bashkiak, i cili përbëhet nga të majtët.

Voltana Ademi: Nëse i referohem, personit vetes dhe familjes një gjë e them me siguri, unë nuk do të doja dhe nuk e kisha menduar që do të isha në një pozicion të tillë, apo të kaloja një proces të tillë, apo një histori të tillë.

Ademi thotë se opozita do të vazhdojë me protesta.

Voltana Ademi: Komunikoj në mënyrë institucionale me të gjitha institucionet. E kam detyrë dhe përgjegjësi për ta bërë këtë. Sjelljet e tjera që janë jashtë institucioneve nuk më përkojnë. Prandaj opozita do të vazhdojë, ne do të vazhdojmë, kur them opozita është i gjithë populli. Nuk është zgjidhje ikja nga Shqipëria. Shpesh na shkon në mëndje, por është e pamundur dhe ne do të na duhet të kthehemi prapë një ditë në këtë vend.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/voltana-ademi-rtv-ora-nuk-doja-te-isha-ne-nje-pozicion-te-tille-kam-kontakt-me-te-gjitha-institucionet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended