Meta dekoron ish-ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Aleksandër Arvizu

  • 5 years ago
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Aleksandër Arvizu është dekoruar këtët të martë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta me titullin e lartë të vlerësimit ?Merita të veçanta civile?.

Teksa organizoi një ceremoni të veçantë solemne, kreu i shtetit Ilir Meta shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë për vendin tonë në proceset e integrimit nga ana e ish-ambasadorit Arvizu , ndërsa e cilësoi atë një mik të paharrueshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët.

?Në vlerësim të veprimtarisë diplomatike dhe kontributit të tij të çmuar në përparimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të tij si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe në vijim si dhe për mbështetjen e pakursyer të procesit të integrimit euro-atlantik të vendit?, është shprehur presidenti Meta gjatë ceremonisë.

Nga ana e tij,ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu shprehu mirënjohjen dhe kënaqësinë e Tij për vlerësimin nga ana e Presidentit Meta si edhe siguroi se do të vazhdojë të promovojë vlerat më të mira të Shqipërisë.

Recommended