Hapet konsullata e Shteteve te Bashkuara ne Tirane (3 Gusht 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi sot hapjen e plotë të seksionit të saj konsullor në Shqipëri. Nga e marta e javës së ardhshme zyra do të jetë e hapur për publikun për të kryer të gjitha shërbimet konsullore në Tiranë duke i dhënë fund shërbimeve që qytetarët shqiptarë i kryenin prej dy vitesh në Athinë. Sipas Ambasadorit Limpreht dhe konsullorit Xhons, brenda këtij muaji do të publikohen udhëzimet se si mund të aplikohet për vizë amerikane. Ndërsa nga 2 tetori i këtij viti, konsullata do të nisë shërbimet për ato që kanë fituar kartën jeshile nga llotaria amerikane.
Në Tiranë do të merren në intervistë ato që kanë marrë përgjigje pozitive nga 1 qershori i këtij viti dhe në vazhdim. Për ti shërbyer sa më mirë nevojave të qytetarëve me informacion, zoti Xhons tha se konsullata ka hapur një sekretari dhe një numër të posaçëm në internet. Për qytetarët tonë në Kosovë, takimet do të vazhdojnë të kryhen pranë zyrës së Ambasadës Amerikane në Shkup./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended