Vendosen tabelat me emrat e rrugeve ne Tirane - (22 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Tirana ka afërsisht rreth 220 rrugë. Që të orientohesh në kryeqytet, nevojiten këto tabela me emrat përkatës, prandaj kjo brigadë po vazhdon të vendos tabelat në tre pika të çdo rruge e rrugice. Këshilli bashkiak ka vendosur të ndryshojë 40 emra. Bëhet fjalë për fise të vjetra tiranasish, për ish-administratorët e kryeqytetit, për luftëtarë, atdhetarë, madje pesë përqind janë të huaj.

Bashkia e Tiranës ka dhënë dy milion lekë për prodhimin dhe ngjitjen e tabelave në çdo rrugë. Kështu ndërmarrja komunale e banesave, arrin të punoj në 30 rrugë çdo ditë. Tekniku Alfred Bylyku sqaron:

Alfred Bylyku:- ?Deri tani ka mbaruar lagjja 3 dhe 10, që ishin afërsisht 205 tabela, të cilat janë ndarë nëpër rrugë të ndryshme, kjo varet pastaj në bazë të prodhimit që do të bëjë dekori dhe ne do të vazhdojmë t?i vendosim. Megjithatë ka dhe sektorë të tjerë që janë në proces?.

Nga ana tjetër ndërrimi i emrave krijon probleme për qytetarët./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended