Bashkia e Tiranës, shtrimi i rrugëve - (4 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kjo është rruga ?Sami Frashëri?, një ndër më të dëmtuarat në kryeqytet. Këtu do të filloj riparimi i rrugëve të Tiranës. Nënkryetari i Bashkisë Ramiz Balla, thotë se për ndreqjen e shtatë rrugëve, qeveria ka dhënë 243 milion lekë.

Ramiz Balla, Nënkryetar i Bashkisë:- ?Që më datën 19 Prill ne kemi përgatitur preventivat gati për negocim për të gjithë rrugët pasi fondet që u dhanë nuk përputheshin me donin aktualisht të gjitha rrugët dhe jemi gati për negocime. Rruga e parë do të jetë rruga ?Sami Frashëri?, pastaj çdo ditë do të negociohet dhe do të lidhet nga një kontratë?.

Sipas nënkryetarit të bashkisë, këtë rrugë do ta shtroj ajo firmë që ka asfaltuar edhe rrugën ?Ali Demi?. Kështu do të veprohet edhe me dy firmat e tjera që do të shtrojnë rrugët ?Ndre Mjeda?, ?Idriz Dollaku?, ?Tefta Tashko?, ?Vasil Shanto?, etj.

Sipas zotit Balla shtrimi do të bëhet sipas gjithë parametrave. Pra do të largohet uji dhe do të rregullohen kanalizimet e pastaj do të hidhet zifti. Ndërsa për afatin kur do të përfundoj shtrimi i shtatë rrugëve nënkryetari i bashkisë thotë:

Ramiz Balla, Nënkryetar i Bashkisë:- ?Vendimi i qeverisë ka një afat, po nuk është një kriter ligjor që caktohet me vendim qeverie afati. Afati përcaktohet pas negocimit dhe lidhjes së kontratës në përputhje me grafikun e punimeve dhe sasinë e punimeve që do të kryen në atë rrugë?./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended