Akuzat Brojka - Dedja për rrugët e Tiranës - (1 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Bashkia dhe Prefektura e Tiranës, kanë fajsuar sot njëra-tjetrën për gjendjen e rrugëve të Kryeqytetit. Kryebashkiaku Brojka akuzoi Prefektin Dedja për përdorimin e ushtrisë për fushatë elektorale.

Albert Brojka, Kryetar i Bashkisë Tiranë:- ?Është e pamoralshme që kandidatura që mund të kandidoj për kryetar bashkie të përdorin institucionin e prefektit, të përdori TVSH, të përdori ushtrinë për fushatë elektorale. Kjo është e pamoralshme. Ushtria ka një status të caktuar nuk mund të përdoret për fushatë elektorale?.

Prefekti Dedja kundërpërgjigjet.

Taulant Dedja, Prefekti i Tiranës:- ?Në mënyrë absolute nuk kam tentuar asnjëherë të ndërhyjë në kompetencat e cilitdo institucion qoftë ky, sepse prefektura është një institucion kontrolli për zbatimin e ligjit dhe të kontrolloj të gjitha institucionet qofshin këto lokale apo të varura nga institucioni shtetëror, që ushtrojnë përgjegjësit e tyre me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Nuk ka asnjëgjë antiligjore të kërkosh ndihmën e një reparti të specializuar për këto probleme. Nuk ka lidhje numri i banorëve të Tiranës me bllokimin e pusetave?.

Brojka akuzon qeverinë për bllokimin e 75 milion lekëve të reja investime të Bashkisë, për bulevardin qëndror të kryeqytetit. Sipas Brojkës brenda kësaj jave do të shpallen firmat fituese për riparimin e shtatë rrugëve të kryeqytetit me fondet e qeverisë./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended