Ekipi i Tiranës feston pas fitores - (29 Maj 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Një ditë pas fitores së trofeut të 19-të më të rëndësishëm të vendit, bardhe blutë janë përsëri të gjithë së bashku jo më për të luajtur por për të festuar. Gjithçka është organizuar në momentin e fundit nga drejtuesit e klubit për ti dhënë lamtumirën katër futbollistëve hungarez, që do të largohen nesër.

Pasi i kanë dorëzuar fitoren e artë sulmuesit Fatjon Ymeri që theu këmbën, në spitalin Ushtarak, skuadra kampione ka qëndruar të përshëndes katër të huajit që veshën fanellën bardhe e blu në tre muajt e fundit. Ndërsa tre prej tyre nuk mundën të lënë gjumë në këtë sezon, Kinesei ka qenë derteminant me lojën e tij, i cili duket se do të qëndroj edhe për dy vjetë tek kampionët.

Për trajnerin Muça ky është kampionati më i vështirë dhe të katër futbollistët hungarez kanë qenë mjaft të rëndësishëm për skuadrën e tij.

Shkëlqim Muça, trajner i Tiranës:- ?Për Kinesein mendoj që është një lojtar që i duhej ekipit në ato momente që e morëm. Ai i shërbeu shumë mirë ekipit u ingranua shumë mirë dhe mendoj që ishte një fazë shumë pozitive për të. Unë në përgjithësi them që ky kampionat ishte i bukur sepse pati rivalitet si asnjë kampionat tjetër?.

Ndërsa për shefin Mema ky kampionat edhe tani pasi e ka fituar skuadra e tij mbetet e trukuar. I trukuar ao jo Tirana fitoi një nga kampionatet më të vështira ndryshe nga sezonet e kaluara./tvklan.al

Gazetar ? Dritan Shakohoxha


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended