Pas rrugëve, Bashkia e Tiranës rikonstrukton shkollën 9-vjeçare në Ndroq

  • 5 years ago
Krahas punës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Ndroq, Bashkia e Tiranës po punon edhe për rikonstruksionin e shkollës, në mënyrë që fëmijët, kur të kthehen në shtator, të gjejnë një shkollë të re me kushte më të mira. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se me rritjen e numrit të klasave, fëmijët e Ndroqit nuk do të jenë më të detyruar që të shkojnë në Tiranë për të ndjekur shkollën.

?Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të rikthehesh në Ndroq dhe të shikosh se kantieri i radhës nuk është një rrugë, por një shkollë. Shkolla është një rrugë, por një rrugë për dije dhe prosperitet për të gjithë këtë komunitet. Sot kemi një lajm të mirë për 270 nxënësit e shkollës 9-vjeçare, shkolla e vjetër e Ndroqit, në të cilën nuk është vënë dorë ndoshta që nga koha e gjyshërve të tyre. Jo vetëm po rikonstruktohet çatia, klasat ekzistuese, shkallët, sistemi i ngrohjes, nyjet hijeno-sanitare, banjot, dushet e reja, por edhe e kemi shtuar. Pra, shkolla shtohet me 1/3 e hapësirës së vet, që asnjë fëmijë, asnjë djalë ose vajzë e Ndroqit, të mos detyrohet të shkojë në Tiranë apo në shkolla të tjera?, tha Veliaj.

Për herë të parë shkolla do të ketë dhe parashkollorin. Veliaj shtoi se shkolla e re do të shërbejë edhe si një qendër komunitare pas përfundimit të mësimit, duke i dhënë një alternativë të re orëve të lira të të rinjve të zonës. ?Sigurohemi që edhe për ata që janë në kopsht, ka një ofertë shtetërore, publike, cilësore në komunitetin e tyre, pa u detyruar që të marrin një dado ose që të shkojnë në kopshtin apo çerdhen më të afërt. Dua t?i falenderoj ata që kanë kaluar verën në krye të detyrës. Janë djemtë dhe vajzat e shkollës që do ta shijojnë paradite shkollën, janë vëllezërit dhe motrat e tyre më të rritur apo familjarët e tyre që do e shijojnë pasdite. Është mënyra më e mirë për ta trajtuar shkollën si një hapësirë komunitare?, deklaroi Veliaj.

Recommended