Ora News - Bashkia e Tiranës përfundon ndërtimin e 17 klasave të reja në shkollën “Isa Boletini”

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga nesër, nxënësit e shkollës 9-vjeçare ?Isa Boletini? do ta zhvillojnë mësimin vetëm me një turn dhe jo me dy, siç ka ndodhur deri vitin e kaluar. Investimi i Bashkisë së Tiranës ka bërë që shkolla në Kodër-Kamëz të ketë 17 klasa të reja, çka shmang përfundimisht mësimin me dy turne, një problem i hershëm për nxënësit, por edhe prindërit e kësaj zone. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve dhe shtoi se investimet e bashkisë në institucionet arsimore rrisin cilësinë e mësimdhënies për të gjithë nxënësit.

?Ashtu si ?Isa Boletini? erdhi në minutën e fundit, teksa shpallej Pavarësia, edhe ne, në minutën e fundit jemi gati për të shpallur pavarësinë nga shkollat me dy turne, në Kodër-Kamëz. Sot, me 17 klasat e reja shkolla kalon me një turn, shpëtojmë nga klasat me dy turne, nga fëmijët që duhet të dalin vonë pasdite dhe të prishin gjithë ciklin biologjik, por edhe arsimor, duke iu përshtatur turneve të shkollës. Teksa hyjmë në këtë vit të ri shkollor, më vjen mirë që Kodër-Kamzës i është shtuar kjo stoli?, tha Veliaj.

Ai theksoi se bashkia po vijon punën me të njëjtin përkushtim e cilësi, si në qendër edhe në periferi. ?Fakti që punojmë me të njëjtën shpejtësi e logjikë, dhe me të njëjtën cilësi, si në Kodër-Kamëz, ashtu edhe në qendër të Tiranës, tregon se sa të përkushtuar jemi për fëmijët e qytetit. Nuk ka fare rëndësi nëse jemi demokratë apo socialistë, rëndësi ka që për fëmijët të jemi të gjithë njësoj, të gjithë në një zë, me një fuqi, për t?u siguruar që marrin arsim të shëndoshë e nesër të jenë qytetarë shumë më të denjë, ndoshta edhe se raca jonë, për Tiranën që sot është bërë e stërmadhe dhe që Kodër-Kamza duhet të jetë pjesë dinjitoze?, tha ai.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bashkia-e-tiranes-perfundon-ndertimin-e-17-klasave-te-reja-ne-shkollen-isa-boletini

Recommended