Katari dhuratë Tiranës, do rikonstruktojë shkollën “De Rada” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ambasada e Katarit ka dhuruar 1.35 milionë dollarë për rikonstruktimin e shkollës 9-vjeçares ?Jeronim De Rada?.Marrëveshja u nënshkrua mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ambasadorit të Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad Al-Marri.Në një njoftim të shpërndarë për mediat, zyra e shtypit të bashkisë ka njoftuar se shkolla do rikontruktohet plotësisht dhe rreth 1100 nxënës do kenë kushte më të mira mësimi në klasa, me sistem ngrohje, terrene të reja sportive e laboratorë modernë.Kryebashkiaku Veliaj tha se për shkak të amortizimit ndërhyrja në shkollë ishte e domosdoshme.?Në këtë projekt na janë bashkuar miqtë tanë nga Katari, për të transformuar totalisht realitetin e kësaj shkolle. Kemi vite që ndjejmë nevojën për ndërhyrje në atë shkollë: do të shtojmë një palestër të re, do të bëjmë të gjitha punimet e brendshme dhe të jashtme, do të rregullojmë të gjitha terrenet sportive, për ta kthyer në një shkollë me një turn mësimi, me sistem të ri të ngrohjes dhe ftohjes, me kushte ideale për arsimimin e fëmijëve.Veliaj shpehu mirënjohjen ndaj Katarit për mbështetjen që i ka dhënë rritjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.?I shpreh mirënjohjen e veçantë Emirit të Katarit sepse në fund të ditës është Fondi i Katarit për Zhvillim, që përfaqësohet në Tiranë nga shkëlqesia e tij Ambasadori Al Marri, që e kanë ndjekur nga ana teknike projektin për ta çuar deri në fund atë. Shpresoj që ky të jetë fillimi i një miqësie të bukur, që do të zgjasë shumë, edhe ky të jetë vetëm i pari i projekteve konkrete që Tirana dhe Katari zhvillojnë mes tyre.?Ambasadori Ali bin Hamad Al-Marri, u shpreh se ky projekt ka për qëllim t?i sigurojë kryeqytetit një mjedis arsimor bashkëkohor?Rikonstruksioni i shkollës ?Jeronim de Rada? në Tiranë është një projekt që i shtohet projekteve të tjera, dhe që shënon një fazë të re bashkëpunimi të përbashkët ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë miq. Me këtë rast, dua të theksoj se Ambasada e Shtetit të Katarit nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të mbështetur të gjitha nismat që synojnë arritjen e këtij qëllimi.?Kryebashkiaku theksoi se marrëdhëniet mes Tiranës dhe Dohas do të shtohen edhe më tej, për të vijuar me të tjera projekte dhe investime për zhvillimin e qytetit.

Recommended