Vijonë regjistrimet për Gjysmë-Maratonën e Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV E kthyer në një traditë të bukur sportive, Gjysmë-Maratona e Tiranës vjen këtë vit në në 13 tetor, në edicionin e saj të katërt, me mbi 1 mijë vrapues të regjistruar nga 35 vende të ndryshme të botës.E certifikuar nga International Athletic Federation (IAAF), Gjysmë-Maratona e Tiranës do të ketë plot risi, përfshi një itinerar të ri, që përshkon disa nga pjesët më tërheqëse dhe të bukura të kryeqytetit. Ajo ka ngjallur interesin e veçantë, jo vetëm të apasionuarve pas vrapimit brenda vendit, por gjithnjë e më shumë po zgjeron hartën e saj me pjesëmarrës edhe nga shumë vende të tjera të botës.Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u regjistrua sot si pjesëmarrës në maratonë, në një nga pikat e ngritura posaçërisht nga organizatorët në sheshin ?Skëndërbej?, ndërsa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që duan të garojnë që të regjistrohen sa më parë.
Recommended