Bashkia e Tiranës shtron iftar për besimtarët myslimanë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një tjetër iftar është shtruar nga bashkia e Tiranës e këtë radhë bashkë me besimtarët myslimanë ishin edhe udhëheqës të ndryshëm fetarë, ministra, deputetë, ambasadorë dhe diplomatë.Veliaj vlerësoi harmoninë dhe respektin e ndërsjellë që ekziston mes komuniteteve fetare në vendin tonë, si një vlerë e shtuar. Ai nënvizoi se ky muaj i shenjtë është edhe një distancim nga çdo gjë e dëmshme, që as Shqipëria dhe as shoqëria shqiptare nuk i meriton.Erion Veliaj: ?Është një distancim nga çdo gjë e dëmshme, nga mendime të dëmshme, nga fjalë të dëmshme, nga energji të këqija që harxhojmë me njëri-tjetrin, nga paudhësi që ndoshta as ky vend s?i meriton, po as shoqëria s?i meriton, po as ata që i kemi pranë nesh nuk i meritojnë. Nëse e kuptojmë si muajin më të shenjtë të besimtarëve myslimanë, muajin kur Perëndia i dha fjalët e para të Kuranit profetit Muhamed, atëherë edhe reflektimi shkon përtej sakrificës ushqimore, për të mbajtur larg çdo tundim për t?i bërë keq dikujt që kemi afër?.Kreu i Bashkisë se Tiranës shtoi se ky muaj është edhe një moment reflektimi për të gjithë, për të kuptuar që kjo shoqëri ka evoluar dhe rri në këmbë, falë tolerancës.Erion Veliaj: ?Nuk mund të jemi besimtarë kur respektojmë namazin dhe pastaj marrim prapë gurët dhe zihemi me njëri-tjetrin; nuk mund të jemi besimtarë të krishterë kur mbaron lutja në kishë dhe marrim topin e godasim njëri- tjetrin; kështu, s?mund të jemi besimtarë të asnjë feje, e të asnjë Zoti. Ndaj, shpresoj shumë që ky të jetë një moment reflektimi për të gjithë, edhe për të kuptuar që kjo shoqëri ka evoluar dhe rri në këmbë, sepse tolerojmë njëri-tjetrin?.Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra tha se muaji i Ramazanit është muaji i drejtësisë dhe theksoi se një shëmbëlltyrë e këtij bashkë shërbimi frymor dhe fizik janë edhe të gjitha mensat sociale ku u shërbehet njerëzve në nevojë.
Recommended