Bashkia e Tiranës organizon panairin “Vera n'Shesh” në Ndroq - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banorët e Ndroqit, prodhues dhe të apasionuar pas produkteve vendase dhe kulinarisë, janë mbledhur ne një panair te titulluar ?Vera ne Shesh?, të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Synimi është kthimi i këtij kësaj festë në një traditë të promovimit të produkteve vendase. Erion Veliaj, e cilësoi panairin si një risi.



Erion Veliaj: ?Kjo festë është një risi për t?u bërë apel ndjenjave pozitive, ndjenjës që kemi për tokën ku kemi lindur, për bujqësinë, për shtëpinë e gjyshit, për të afërmit, ndjenjën që kemi për rrethinat e Tiranës. Mendoj se sot kemi hedhur gurin e parë të një feste, ndoshta për herë të parë modeste, me njerëz të ardhur nga çdo cep i Tiranës, e cila e ka shansin të kthehet në një traditë të bukur?.



Veliaj u bëri thirrje banorëve të zonës të orientohen drejt agroturizmit dhe të përfitojnë nga fondet e Ministrisë se Bujqësisë.



Erion Veliaj: ?Sot turizmi numër një në Itali e Greqi nuk është deti. Për herë të parë ka qenë agroturizmi, turizmi në fshat. Ndaj, dua t?ju ftoj të gjithëve të përdorim fondet e Ministrisë së Bujqësisë, AZHBR-së, për ta kthyer shtëpinë ose dhomat shtesë, në një lloj bujtine. Ndaj, kush i ka mundësitë, duhet të fillojë ta mendojë si biznes të mirëfilltë familjar. Bashkia e Tiranës do bëjë çmos që të ndihmojë secilin për aplikimet?.



?Vera n?Shesh? është një nga projektet e fituara nga Bashkia e Tiranës në konkursin e parë kombëtar të quajtur ?Festat Lokale?. Ne fokus te kësaj nisme është promovimi i kulinarise dhe i potencialeve turistike.
Recommended