Ora News - Bashkia e Tiranës vijon nismën e dhurimit të gjakut
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës do të vazhdoj fushatën e dhurimit të gjalur gjatë muajti gusht dhe në shtator pritet që kësaj nisme ti bashkohen edhe bizneset.

Këtë herë, punonjësit e Drejtorisë Nr.3 të Punëtorëve të Qytetit dhuruan gjak për të sëmurët me talasemi dhe personat në nevojë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se çdo qytetar që i bashkohet kësaj nisme është duke dhuruar jetë për dikë tjetër në një situatë të vështirë.

Erion Veliaj: "Ashtu siç nisi me pemët, fillimisht bashkia, më pas u bashkuan sipërmarrjet, pastaj shoqatat, familjarët, çerdhet, kopshtet, shkollat. Besoj se do të ndjekim të njëjtën strategji. Pra, gjatë kohës që njerëzit janë me pushime,

Bashkia ka marrë stafetën dhe po mundohemi që në Tiranë të kemi kompletuar nevojat për 20 mijë dhurime brenda një viti. Kemi kaluar të paktën 1/3 e institucioneve të Bashkisë dhe besoj se deri në fund të verës, të gjitha institucionet tona do kenë bërë dhurimin maksimal të gjakut, që më pas, në shtator, të fillojnë bizneset. Ka sot biznese që kanë më shumë staf se një drejtori e bashkisë."

Më herët, fushatës për dhurimin e gjakut iu bashkuan edhe punonjësit e Policisë Bashkiake dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bashkia-e-tiranes-vijon-nismen-e-dhurimit-te-gjakut
Recommended