Ora News - Dy kontrata të reja pa tender nga bashkia e Tiranes
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Kontratat me negocim në bashkinë e Tiranës, me argumentin e fatkeqësisë natyrore duket se nuk kanë fund në bashkinë e Tiranës. Së fundi, në buletinin e datës 2 mars, janë publikuar dy kontrata të reja, por që nuk kanë të bëjnë as me rindërtimin dhe as me vlerësimin e dëmeve të tërmetit të datës 26 nëntor.
Shuma totale e të dy marrëveshjeve shkon në rreth 9 milionë lekë.

Kërkesa e bashkisë së Tiranës ka qenë për blerje të uniformave të shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

Kompania e parë fituese ?Blerina Sadiku?, përmes negocimit dhe jo tenderit të hapur, ka fituar të drejtën për një shumë prej 3.6 milionë lekësh.

Kontrata me të është nënshkruar në datë 13 dhjetor të vitit 2019, ndërsa është publikuar vetëm dy ditë më parë.
Marrëveshja e dytë është firmosur më shoqërinë ?Gentian Sadiku?, vlera në total e ofertës shkon në 5.4

milionë lekë. Edhe në këtë rast marrëveshja është nënshkruar në 13 dhjetor.

Ajo çfarë të bën përshtypje është se ende nuk ka të dhëna se sa uniforma do të blejë bashkia e tiranës dhe cilat janë negociatat e zhvilluara. Ndërsa Ora News do të ndjekë edhe më tej edhe këto dy tendera për të bërë të mundur transparencën e plotë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/dy-kontrata-te-reja-pa-tender-nga-bashkia-e-tiranes

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended