Bashkia e Tiranës prish edhe dy ndërtime pa leje në Astir - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Puna për hapjen e kantierit ku do të zbatohet projekti për zgjerimin e Unazës së Madhe në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana ka vijuar edhe paraditen e kësaj të mërkure.Bashkia e Tiranës prishi disa ndërtesa të tjera pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe në zonën e Astirit.Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë Tiranë gjeti bashkëpunimin e banorëve që kishin këto objekte pa leje për të zhvendosur materialet dhe orenditë nga ndërtesat me qëllim që të bëhej prishja e tyre më pas.Objektet e prishura shërbenin kryesisht për qëllime biznesi.Ndërkohë që paralelisht me këtë proces, edhe banorë të tjerë kanë vijuar me largimin vullnetar të orendive dhe pajisjeve elektroshtëpiake, duke i mundësuar IMT-së që të vazhdojë punën për prishjen e tyre.
Recommended