Report TV - Rrëzohet miti 25 vjeçar, Bashkia e Tiranës prish ndërtesat te Opera

  • 8 years ago
Bashkia e Tiranës ka nisur lirimin e hapësirave publike për zhvillimin e projektit të sheshit ?Skënderbej?. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, ka përqendruar aksionin në hapësirën midis Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Hotel Tirana, ku ndodhen një godinë trekatëshe dhe një godinë tjetër me strukturë druri, të cilat shërbenin prej vitesh si bar-kafe.

Pas lajmërimit paraprak, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë për të liruar hapësirat publike. Ky aksion është mbështetur edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Punëtorëve të Qytetit nr. 1, të cilët kanë ndërhyrë për heqjen e materialeve dhe pastrimin e zonës. Aksioni i nisur nga IMT po vijon deri në lirimin e plotë të kësaj hapësire publike, që do t?i shërbejnë fillimit të punimeve për sheshin ?Skënderbej?.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë të ditur se më datë 5 prill do të fillohet me prezantimin e pare publik dhe më pas në 24 njësitë e Tiranës, për të paraqitur atë që e ka konsideruar si projektin më të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës. Në sheshin ?Skënderbej? do të vendosen gurë dhe pllaka, pemë e bimësi nga e gjithë Shqipëria, për të treguar unitetin kombëtar.

Kkryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka sqaruar më parë se janë shtuar ?ishujt? e gjelbërimit, duke e shpënë sipërfaqen e gjelbër me atë të ngurtë në 50%.

Projekti i sheshit ?Skënderbej? parashikon jo vetëm mbjelljen e 35 mijë luleve dhe 5 mijë pemëve e shkurre dekorative, por edhe kthimin në një hapësirë të vlefshme për më shumë aktivitete publike që me strukturën e sotme nuk është e mundur të zhvillohen.

Recommended