Ora News - “Shën Mëria e ujit, pa ujë”, banorët të harruar nga Bashkia e Tiranës
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Fshati Shën Mëri në Tiranë është një nga fshatrat që prej kohësh vuan mungesën e ujit të pijshëm, megjithëse në të është një nga burimet më të mëdha që furnizon tqë gjithë Tiranën. Shqetësim tjetër i këtij fshati dhe edhe rruga në të cilën nuk është investuar asnjëherë.

Ky është Shën Mëria, fshati i ujit të bollshëm dhe i kulturave bujqësore e blegtorale.

Fshati i njohur zyrtarisht si fshati Burimas është një ndër burimet më të mëdha që furnizon kryeqytetin me ujë të pishëm.

Por vetë ky fshat vuan mungesën e ujit të pishëm prej kohësh.

I gjithë uji shkon në Tiranë thonë banorët, ndërsa rubinetat e tyre kanë betur bosh.

?800 litra ujë në sekondë shkon në Tiranë. Ky fshat, edhe bagëtive u jep ujë me baltë?.

Kulturat bujqësore dhe blegtorale vuajnë çdo ditë këtë gjendje.

Por më së shumti mungesën e ujit e ndjejnë zonjat e shtëpisë, punët e të cilave më së shumti janë të lidhura me ujin.

?Do lahemi me tas se dush nuk ka, lavatriçen nuk e vendosin në punë dhe lajnë me dorë. Televizori thotë lani duart sa më shpesh nga covidi. Ne jo ujë për të larë duart, po me vdek njeri nuk kemi çfarë t?i japim për të lagur buzën?.

Jo vetëm uji, por edhe rruga. 4 kilometra rrugë pa rrugë duken si 40. Kjo situatë po e vret fshatin, banorët thonë se po braktiset.

?Janë detyruar të largohen prej ujit, rrugës kushtet?.

Të rinjtë nuk e shohin të ardhmen në Shën Mëri, pasi edhe shkolla ka problemet e veta, e sidomos tani që mësimi është bazuar te online.

?Një vit vajza ime mbeti se nuk kishte kushte, dhe ky vit nuk dihet se çfarë do bëhet?.

Gjendja në këtë fshatë bëhet edhe më shqetësuse kur dëgjon se kjo vajzë që sapo ka mbaruar klasën e parë, nuk di alfabetin.

Shkolla do të nisë përsëri në shtator, por duket se as uji, as rruga dhe as teknologjia nuk po i favorizon këta banorë të fshatit Shën Mëri të ndihen të barabartë më qytetarët e Tiranës.

Bashkia e kryeqytetit duke se ka pasur interes vetëm tu marrë ujin banorëve, pa i dëmshpërblyer me investime në infrastrukturë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/shen-meria-e-ujit-pa-uje-banoret-te-harruar-nga-bashkia-e-tiranes/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended