Ora News - Banorët në Tiranë në protestë për mungesën e ujit, bashkia na ka braktisur

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Disa banorë në zonën e ish-qytetit të nxënësve në Tiranë protestojnë për mungesën e ujit.

Banorët kanë dalë ditën e sotme me disa pankarta në lidhje me këtë problem.

Edhe pse situatë pandemie, këta banorë vuajnë për ujë.

Ata shprehen se bashkia nuk i ka dhënë zgjidhje këtij problemi madje është shprehur se është problem i ndërtuesit.

Por banorët theksojnë se uji mungon vetëm në periudhën e verës, ndërsa muajt e tjerë vjen rregullisht.

?Kjo është vera e tretë që ne përballemi me mungesën e ujit. Jemi 8 pallate, rreth 1200 banorë që çdo gusht gjendemi pa furnizim me ujë. Ajo që na shqetëson nuk është mungesa e ujit tashmë, por gënjeshtra që na jep UKT. Na premtuan dita-ditës duke thënë se do të zgjidhet problemi.

Po ashtu bashkia e Tiranës merr në mbrojtje UKT dhe thotë se është problem i ndërtuesit. Vetëm verës kemi mungesë. Na thonë se vjen nga konsumi, por gjatë pandemisë ka pasur më shumë konsum dhe nuk ka pasur mungesë. Ne nuk mund të vëmë një lavatriçe apo larëse enësh. Shumë persona ikin me makinë për të kryer nevojat e tyre.?

?Jemi në një siklet të madh se nuk kemi mundësi që të plotësojmë nevojat tona. Ne i paguajmë faturat, por nuk kemi ujë dhe kjo është skandaloze?

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/banoret-ne-astir-ne-proteste-per-mungesen-e-ujit-nuk-nuk-veme-nje-lavatrice-bashkia-na-ka-braktisur/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended