Ora News - Baltë e gropa me ujë në Tiranë, banorët: Bashkia nuk mbajti premtimin
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Pak orë shi kanë rikthyer problemet në rrugët e Tiranës. Gropat e mbushura me ujë dhe balta janë kryefjala e banorëve që akuzojnë Bashkinë se u ka premtuar investime por se nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë.

Reshjet e shiut që përfshinë vëndin tonë këtë të enjte kanë vështirësuar situatën e rrugëve në kryeqytet.

Kjo është rruga "Joklin Persi" ku kalimi në ditë me shi është tejet i vëshirë.

Qytetarët shprehen se u është premtuar në kohë fushate, por nuk është vënë dorë.

"Për votime vijnë dhe bëjnë premtime, por rrugë nuk ka. Ka 7-8 kështu".

"Rrugët janë skandal, të marrin masa".

"Kryetari i bashkisë nuk po bën asgjë, ta bëjë rrugën se për atë punë është".

Drejtuesit e mjeteve kërkojnë marrjen e masave pasi kalimi me makina po u shkatërron mjetet e tyre.

"Me makinë është dy herë më vështirë se ka kosto makina. Mbase bëhet po i erdhi mendja lali Erit. Qendra u intereson se atje është metri katrorë me 3000 euro. Ne jemi dele këtej, nuk jemi popull".

Mjafton vetëm pak shi që Tiranës ti ulet ndotja, por i rikthehet balta.

Ndërsa drejtuesit e Bashkisë së kryeqytetit vazhdojnë ende të rrijnë në heshtje, apo të hedhin në rrjete sociale momente festive të regjistruara me kamera të posaçme.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/balte-e-gropa-me-uje-ne-tirane-banoret-bashkia-nuk-mbajti-premtimin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended