Punimet në rrugët e Tiranës, gropa pa punëtorë, banorët: Kompanitë marrin lekët e nuk vijnë më
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Prej më shumë se një jave kur ka nisur rrjeti i kanalizimeve në rrugën Muhamed Deliu, shenjat që kanë ngelur janë këto tuba në trotuare dhe gropat në rrugë. Askush nuk punon madje dhe mjetet janë larguar.

Të ndodhur në këto kushte qytetarët duhet të kalojnë në rrugën e makinave duke rrezikuar dhe jetën.

Punëtorët i kanë parë vetëm ditën që kanë sjellë materialet.
?Filluan dhe na i lanë përgjysmë.?

?Zakonisht është ky lloj punimi, fillohet puna, merren lekët e më pas largohen?.

Përveç të tjerash, kjo rrugë është amortizuar, çka ka sjellë revolt te drejtuesit e automjeteve.

?Aty është një gropë e madhe, u bë afërsisht dy muaj dhe nuk do tja dijë njeri. Natën nuk e sheh dhe bie në gropë e shkatërron makinën.?

Në zonën e Freskut ky aks është një ndër problemet. Vetëm pak metra më tutje, rruga për kalimtarët është e pakalueshme. Pamjet flasin qartë.

Situata mbetet e njëjtë prej vitesh premtime dhe asnjë reagim. Ajo çfarë ndryshon është amortizimi i mëtejshëm.

?Shumë vite ka kjo në këtë gjendje, bien të gjitha ujërat në rrugë.?

Të indinjuar shprehen se për shkak të erës së pakëndshme dhe insekteve nuk mbajnë dot as dritaret hapur.

Banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje të mënjehershme pasi në këto kushte detyrohen të mbajnë dhe fëmijët e mbyllur në shtëpi.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/punimet-ne-rruget-e-tiranes-gropa-pa-punetore-banoret-kompanite-marrin-leket-e-nuk-vijne-me/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended