Report TV - Banorët bllokojnë punimet në rrugën Shkodër-Velipojë: Bashkia tha ikni merrni lekët

  • 4 years ago
Lista e bërë publike për shpronësime përmban 85 fermerë të Berdicës, por pretendime për të marrë paratë kanë mbi 100 fermerë. Ata thonë se aplikimin e kanë kryer në të njëjtën periudhë por emrin nuk e kanë në këtë listë.

Prej afro 3 vitesh përplasjet e banorëve me qeverinë dhe zbatuesin e punimeve kanë bërë që rruga Shkoder -Velipojë të mos jetë ende gati, e nëse do të vijohet me këto ritme, rrezikon që edhe këtë sezon turistik ajo të mbetet gjysmë e përfunduar. Zgjidhja për ta mbeten protestat, pasi siç thonë banorët si bashkia dhe qeveria nuk po dinë tu japin një zgjidhje përfundimtare.

Recommended