Korçë, mungesë uji të pijshëm, banorët e Ormanit dhe Rembecit bllokojnë rrugën
  • 5 years ago
MALIQ- Ditën e sotme banorët e fshatit Orman dhe Rembec në Korçë kanë dalë në protestë për ujin e pijshëm që mungon prej vitesh. Banorët kanë bllokuar rrugën kryesore të fshatit duke ndaluar qarkullimin e mjeteve.  Këto dy fshatra kanë afërsisht 5000 banorë dhe kanë thënë se do të bllokojnë edhe rrugën nacionale madje edhe shkollën.

Banorët e fshatrave, Orman dhe Rrembec vuajnë mungesën e ujit të pijshëm prej dekadash. Report Tv vetëm pak ditë më parë solli këtë problematikë të banorëve në bashkinë e Maliqit. Problemi i ujit e ka shoqëruar prej kohësh këtë fshat, por gjatë muajve të verës situata është bërë më alarmante.

Banorët tregojnë se në çezmat e tyre nuk rrjedh asnjë pikë uji, veç 10 minuta në mëngjes. Përveçse i pamjaftueshëm, sipas tyre ai është i ndotur me papastërti dhe krimba, rrjedhimisht dhe i papërdorshëm.

"Ne do bllokojmë shkolla. do dalim ne rrugën nacionale nuk do lejojmë asgjë. I lutem qeverisë e bashkisë që të na e zgjidhi këtë problem. Mos të vazhdojë të sjelli popullin kështu. Ka 20 vjet pa ujë. " ka thënë një banor

"Banor i ormanit: Vjen PD nuk investon per ne edhe PS thote pse te insvestojme ketu.  Kemi mbetur si peshku ne të thatë. Të na jepet një zgjidhje se do bllokojmë shkollën. Jam 65 vjet që un nuk kam parë që të vij uji. Po pati ujë ja...Nuk kam parë ujë. " ka thënë një banor i fshatit Orman.

"Turp i zotit, shikoje tani vijnë njerëzit dhe shkojnë mbushin ujë në vende të tjera. " ka deklaruar një tjetër.
Recommended