Report Tv - Bulqizë, banorët e Gjoricës protestë për ujin e pijshëm: Do të bllokojmë rrugën

  • 5 years ago
Dhjetra banorë të njësisë administrative Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës protestuan këtë të shtunë për mungesën e ujit të pijshëm. Banorët zgjodhën të protestojnë duke bllokuar rrugën nacionale Bulqizë ? Peshkopi për mungesën e ujit të pijshëm prej shumë vitesh.

Ata thonë se ujësjellësi i nisur katër vite më parë nuk po përfundon kurrë dhe se të gjithë vijojnë të konsumojnë ujë pusesh, çka ka rezultuar të jetë tepër i ndotur. Banorët e irrituar, deklarojnë se nuk do të lënë asnjë kandidat që të bëjë fushatë në fshatin e tyre, pa u zgjidhur problemi i uji të pijshëm.

Recommended