Bashkia Tiranë nuk mban premtimin për faljen e taksave vendore,transporti ndërqytetas drejt mbylljes
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Bashkia e Tiranës nuk e ka mbajtur premtimin për faljen e taksave vendore për operatorët e transportit ndërqytetas, çka ka bërë që ata të paralajmërojnë pezullimin e aktivitetit.

Transporti ndërqytetas mund të pezullohet sërish, pasi bashkia e tiranës nuk ka mbajtur premtimin e dhënë për falje të taksave. Në një deklaratë për mediat, kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas Kujtim Mema, u shpreh se e kanë të pamundur vijimin e punës, nëse taksat vendore nuk zerohen.

?Bashkia e Tiranës, ne 5 muaj mbyllur duhej ta mendonte edhe këtë. Të paktën jo të na e sillte taksën 100%, por të bënte një ulje se 5 muaj pa punë, mos na merr taksat për 5 muaj. Taksat tona nuk janë kaq të ulëta dhe kaq të thjeshta.?

Problematikë, sipas Memës mbeten dhe operatorët informal, si dhe vendndodhja e terminalit të autobuzëve të jugut.

?Në situata të tilla lulëzon dhe transporti i paligjshëm. Lulëzoi edhe kur ne ishim të mbyllur, duke bërë transport me ato bileta të larta.?

Rritja e çmimit të biletës ngjalli debate mes operatorëve, pasi disa e shohin si zgjidhje, ndërsa të tjerë, të papranueshme. Pavarësisht se transporti ndërqytetas i është rikthyer aktivitetit që prej 3 javësh, sërish operatorët thonë se kërkesa ka qenë e ulët, çka ka sjellë vështirësi financiare.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/bashkia-tirane-nuk-mban-premtimin-per-faljen-e-taksave-vendore-transporti-nderqytetas-drejt-mbylljes/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended