Ora News - Bashkia e Tiranës organizon festivalin për ditën e balonave
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dita e Balonës është kthyer në një ditë botore, me fillesat e saj në Amerikë ku përveç aktiviteteve mund të vizitohet edhe muzeu i tyre me 1500 balona. Në Shqipëri kjo ditë ka qenë para disa dekadash, në mënyrë sporadike ndërsa bashkia e Tiranës ka organizuar një festival me qëllim rikthimin e këtij aktiviteti të dashur për fëmijë.

Veliaj: Kemi rikthyer festën e balonave në Tiranë, që do të zhvillohet çdo vit te Liqeni. Do të jetë një traditë, siç ishte për ne kur ishim fëmijë, ashtu edhe për fëmijët sot. Është një fillim fantastik për një traditë, që besoj se do të shënojë kujtesën e atyre që do të kalojnë fëmijërinë në Tiranë.

Festivali i Balonave u organizua në Parkun e Liqenit, në hapësirën e gjelbër të Tiranës për të cilën bashkia u angazhuar për të hequr objektet pa leje.

Veliaj: Po gjallërojmë një pjesë të liqenit, të cilën shumë njerëz as nuk e dinin që ekzistonte. Ajo ishte zaptuar, kishte ndërtime pa leje, ku një palë thoshte ?tokë e zënë?, kurse pala tjetër: ?Këtu do të bëj pallatin tim?.

Kryebashkiaku Veliaj tha se festivali i balonës, ditë të tjera me aktivitetet argëtuese janë pjese e planit për Tiranën dhe vëmendja do t'i kushtohet edhe hapësirave çlodhëse.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bashkia-e-tiranes-organizon-festivalin-diten-e-balonave
Recommended