RTV Ora - Rrugorja e Tiranës me porosi për ditën e parë të shkollës, bëni kujdes!
  • 5 years ago
#rtvora
Në prag të nisjes së sezonit të ri shkollor 2019-2020, policia rrugore e Tiranës ka hartuar një plan veprimi me detyra specifike, në lidhje me menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore pranë shkollave e institucioneve të tjera arsimore.

Krahas planit të masave, policia apelon prindërit që shoqërojnë me mjetet e tyre fëmijët në shkolla që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit.

Plani i policisë rrugore të Tiranës parashikon kontrollin rigoroz të mënyrës së transportit të fëmijëve në moshë jo madhore kryesisht për ata deri ne12 vjeç, për të cilët Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë parashikon përdorimin e sistemeve të fiksimit me qëllim sigurimin e tyre dhe parandalimin e pasojave që mund të vijnë si rezultat i ngjarjeve rrugore.

Në njoftimin e policisë evidentohet fakti se deri më tani është konstatuar neglizhencë e përdoruesve të mjeteve në raport me rregullat e qarkullimit rrugor që parashikohen për pasagjerët deri në moshen 12 vjeç.

Duke u nisur nga fakti se në ditët e para të shkollës shumica e prindërve apo të afërmëve, i dërgojnë fëmijët në shkollë me mjetet e tyre, policia paralajmëron se në asnjë rrethanë nuk do ketë tolerancë për drejtuesit e mjeteve apo personat që janë ngarkuar me mbikqyrjen e fëmijëve që nuk i kanë siguruar këta të fundit, sipas parashikimeve të dispozitave ligjore në fuqi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rrugorja-e-tiranes-me-porosi-diten-e-pare-te-shkolles-beni-kujdes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended