Vokshi: Urrejtja e Ramës për gratë aq e madhe, sa shkarkoi Shahinin ditën e parë të shkollës
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews


E ftuar në RTV Ora, ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi tha se Rama u refuzua nga Merkel në Gjermani dhe kështu i ra fasada propagandës.

Vokshi u shpreh se Rama është refuzuar edhe nga CDU/ CSU ku qëllimi kryesor ishte lobimi për konferencën e parë ndërqeveritare.

Vokshi: Lajmi që u publikua nga DW qysh në mëngjes tregoi se propagandës së Ramës i ka rënë fasada. Për fat të keq Shqipëria sot është në udhëkryq. Shkaktari për këtë është Rama, i cili u refuzua që të takohej nga Merkeli. Pavarësisht kësaj mediat afër tij e nxorrën se do të kishte një takim e Merkel. Po ashtu, Rama është refuzuar edhe nga CDU/ CSU ku qëllimi kryesor ishte lobimi për konferencën e parë ndërqeveritare.

Për Vokshin, reforma zgjedhore konsensuale është kusht themelor për procesin e integrimit, ndërsa Rama në panik është duke gjetur çdo lloj mekanizmi për të bllokuar këtë proces.

Vokshi: Reforma zgjedhore duhet të përfshijë gjithë spektrin politik në mënyrë konsensuale. Marrëveshja e 5 qershorit u shkel një javë më vonë pas miratimit nga njeriu më i pabesë në Shqipëri, Edi Rama. Opozita e ka bërë të qartë qëndrimin e saj në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit, duke kërkuar që të respektohet kjo marrëveshje, pa ndryshime të njëanshme. Prandaj ne kemi kërkuar ndërhyrjen e OSBE-ODHIR, gjë që refuzohet nga Rama, edhe kur vetë është kreu i këtij institucioni. Reforma zgjedhore konsensuale është kusht themelor për procesin e integrimit. Rama në panik është duke gjetur cdo lloj mekanizmi për të bllokuar këtë proces. I gjithë propozimi i PS-së rrotullohet te heqja e koalicioneve.

Vokshi theksoi se amendamentet e fundin në ligjin anti-shpifja janë anti-kushtetuese dhe se Rama po mundohet që të kapë ose gjobisë medien përmes AMA-s.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vokshi-rama-u-refuzua-nga-merkeli-urrejtja-e-tij-per-grate-aq-e-madhe-sa-shkarkoi-shahinin-diten-e-pare-te-shkolles/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended