Ishte kthyer në zyra për UKT, Bashkia e Tiranës nis punën për rikthimin e shkollës së re

  • 5 years ago
Shkolla në afërsi të Medresesë u kthye disa vite më parë në zyra për UKT-në nga administrata e shkuar e Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që fëmijët e kësaj lagjeje endeshin në shkolla të ndryshme të lagjeve të tjera. Por Bashkia e Tiranës, me vendim të Këshillit Bashkiak, vendosi t'i kthejë lagjes shkollën, ndërsa zyrat e UKT-së t'i transferojë në një godinë tjetër.

Puna në terren për ndërtimin e një shkolle krejtësisht të re ka nisur. Shkolla do të jetë më e madhe se e para, si dhe do të ketë kushte e infrastrukturë moderne. Për krijimin e sheshit të ndërtimit, IMT dhe ndërmarrjet bashkiake kanë nisur edhe prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje rreth e qark.

Për kthimin e shkollës në zyra për ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve nga administrata e shkuar e Bashkisë, është shprehur më parë edhe kryebashkiaku aktual Erion Veliaj.

?Njësia 8 i ka dhënë mandatin e kaluar edhe për kryetar, edhe për nënkryetar të Bashkisë, Lulit dhe Joridës. Por, prona te Medreseja, ku sot ka zyrat UKT-ja, në fakt në versionin e vet origjinal ka qenë shkollë. Saliu, ngaqë i falimentoi të gjitha kompanitë, filloi t?i degdiste nëpër bashki dhe Bashkia i çoi zyrat e UKT-së në një shkollë, te Medreseja për njësinë 8. Ne sot duam të marrim vendimin për ta çuar UKT-në te inkubatori i biznesit dhe të lirojmë një shkollë për Njësinë 8?, deklaroi Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të shtatorit të shkuar.

Recommended