Ora News - LSI denoncon aksionin e IKMT-së për prishjen e shkollës: Kundër vendimit të gjykatës

  • 5 years ago
#oranews

Lëvizja Socialiste për Integrim denoncoi sot shembjen e shkollës "Goja e Artë" në qendër të Roskovecit, në të cilën frekuentojnë mësimin 500 nxënës.

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, tha se me një akt të paligjshëm kryebashkiakja Majlinda Bufi dhe IKMT po dalin kundër vendimeve të Gjykatës së Vlorë, e cila ka pranuar sigurimin e padisë dhe ka urdhëruar që objekti i shkollës "Goja e Artë" të mos shembet.

Kejdi Mehmetaj: Jam këtu sot, për të bërë një denoncim të radhës të qeverisjes kriminale, qoftë në nivel qendror, qoftë edhe lokal të Edi Ramës. Edhe pse sot është 7-marsi, dita e mësuesve, dita kur ata duhet të gëzojnë Brenda shkollave të tyre, ai bashkë me urdhrin e një prej Kryebashkiakëve të tij, konkretisht atë të Roskovecit, shtantazhon dhe dërgon fadromat e IKMT, për të prishur në mënyrë të paligjshme shkollën ?Goja e Artë? në Rosokovec.

Një shkollë e cila ka 17 vjet dhe e cila shkollon sot që flasim mbi 500 nxënës, që nga parashkollori dhe deri në vitin e 4 të gjimnazit. Sot që fëmijët e mësuesit duhet të ishin duke festuar, gëzuar e uruar njëri-tjetrin, ata në fakt detyrohen nga kjo qeverisje kriminale që të mbrojnë fizikisht shkollën e tyre, rrethimin e shkollës së tyre.

Pas gjithë tentativave që kryetarja e Bashkisë Majlinda Bufi, bëri për të marrë mbështetje politike të drejtuesve të shkollës Goja e Artë dhe nuk ia doli, për shkak të keqqeverisjes dhe keqmenaxhimit që ajo bën në Roskovec, ka arritur tanimë në ditën që i kërcënon dhe i shantazhon drejtuesit e shkollës me prishjen e saj edhe pse në mënyrë të paligjshme për të ndërtuar gjasme një lulishte e cila po ashtu nëse I futesh në detaje të prokurimit, tenderimit, do të gjenden aty plot gjëra për të qenë objekt të gjykimit të Prokurorisë.

Duke ndjekur të gjithë procedurën ligjore, vijoi sqarimin Mehmetaj, drejtuesit e shkollës kanë paditur Bashkinë dhe kanë dy vendime të cilat edhe unë po i bëj sot publike për qytetarët.

Mehmetaj sqaroi se janë dy vendime të gjykatës të shkallës së parë të rrethit të Vlorës, të cilët i japin të drejtë drejtuesve të shkollës, të cilët kanë bërë së pari një sigurim padie, në mënyrë që shkolla dhe rrethimi i saj mos të preken deri në marrjen e vendimit të formës së prerë.

Kejdi Mehmetaj: Po ashtu ka një vendim të Gjykatës së Shkallës së parë që i jep të drejtë drejtuesve të shkollës që drejtimi nuk duhet prishur dhe që Bashkia nuk ka të drejtë në kërkesën e saj. Dje i jemi drejtuar si Prokurorisë po ashtu dhe zyrës së përmbarimit, të cilët me këtë akt konstatimi i kanë dërguar të gjithë informacionin zyrës së Bashkisë së Roskovecit që të pezullohet në mënyrë të menjëhershme çdo veprim që po bëhet mbi shkollën dhe të largohen në mënyrë të menjëhershme drejtuesit e IKMT që aty. Por si gjithmonë, si drejtuesit e IKMT, po ashtu dhe ato të Bashkisë, shprehen me fjalën e tyre se nuk pyesin as për vendime gjykate, as për vendime dhe hetime të Prokurorisë por me urdhër politik, për arsye të pastra politike, shkojnë dhe shkatërrojnë...

Recommended