Ora News - “Rilindja urbane” e Roskovecit, IKMT nis prishjen e 32 ndërtimeve që preken nga projekti

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi prishjen e 32 ndërtimeve në Roskovec që preken nga projekti për rehabilitimin e qendrës së qytetit. Aksioni u mbështet nga forcat e Policisë, por edhe pse u kundërshtua nga tre familje, nuk pati tensione.

32 objekte do të prishen në Roskovec për ti hapur rrugë zbatimit të projektit të rikualifikimit urban të qendrës së qytetit.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi aksionin i mbështetur nga forca të shumta policie të angazhuar për të garantuar sigurinë.

Aksioni u kundërshtua vetëm nga tre subjekte. Administratori i një shkolle private dhe një familje që thotë se po i prishin shtëpinë dy katëshe në proces legalizimi.

"Ne kemi të gjithë dokumentacionet të legalizuara dhe të hipotekuara dhe lejen e ndërtimit të shkollës".

"Të merrte vendimin ALUIZNI, të na e komunikonte dhe pastaj do të konsiderohej objekt pa leje. Në këto momente është akoma në shqyrtim".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rilindja-urbane-e-roskovecit-ikmt-nis-prishjen-e-32-ndertimeve-qe-preken-nga-projekti

Recommended