Ora News - PD denoncon: Bashkia e Tiranës zëvendësoi fondin cash për bebat me shportën e padobishme

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Partia Demokratike denoncon heqjen e fondit për bebet e Tiranës nga Keshilli Bashkiak

Zedhenesja e PD-se, Ina Zhupa ne nje prononcim nga materniteti Koço Gliozheni? i bëri thirrje Erion Veliajt dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës të rikthejë bonusin e bebeve për nënat e Tiranës.
?Nga sot në këtë maternitet dhe në maternitetin tjetër tashmë nuk do të përfitojnë bonusin e bebeve prej 50 mijë lekësh të vjetra të cilën e akordonte që nga viti 2007 Bashkia e Tiranës, por me vendim të Këshillit Bashkiak, do të marrin një shportë me produkte që e ka nxjerrë Bashkia e Tiranës për bebet e Tiranës.
Pagesa cash që u shkonte nënave të Tiranës, nuk do t?u shkojë më. Problemi i parë i kësaj shporte është që me shpalljen e tenderit dhe fituesit të tenderit është vendosur që me një shumë prej 363 milion lekësh të blihen 9 mijë shporta, për 9 mijë bebe të Tiranës.?

Me një llogari të thjeshtë, nëse përpjestojmë vlerën e tenderit me vlerën e shportave, i bie që secila shportë të ketë 40 mijë lek të vjetra mall brenda, për t?ia dhuruar bebeve të Tiranës.

Ndërkohë që bonusi ishte 50 mijë lek, me produkte sikur t?i marrim të mirëqëna në atë vlerë, do të marrin 40 mijë lek, 10 mijë lek të vjetra të hequra që sa vijnë në jetë në maternitetin publik të Tiranës.

PD kerkon gjithashtu të shqyrtojë mundësinë që ky fond të rritet cash për nënat e Tiranës dhe jo t?iu jepet një shportë me produkte që ndoshta janë të padobishme në shumë raste, por për më tepër që nuk janë në vlerën që ishte bonusi i bebeve, pra janë minus 10 mijë lekë të vjetra për çdo bebe të Tiranës.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/pd-denoncon-bashkia-e-tiranes-zevendesoi-fondin-cash-per-bebat-me-shporten-e-padobishme/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended