PD denoncon: Bashkia e Tiranës zëvendësoi fondin cash për bebat me shportën e padobishme

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Keshilli Bashkiak i Tiranës muaj më parë ka vendosur që të heq pagesën direkte prej 50 mijë lekësh të vejtra për bebet e Tiranës, duke e zëvendësuar me nje shportë produktesh.

Pas këtij vendimi, Partia Demokratike, denoncon një abuzim ku sipas zëdhënses Ina Zhupa, shporta është jo vetëm e pa dobishme por në vlerë më e vogël se sa pagesa cash.

?Nga sot në këtë maternitet dhe në maternitetin tjetër tashmë nuk do të përfitojnë bonusin e bebeve prej 50 mijë lekësh të vjetra të cilën e akordonte që nga viti 2007 Bashkia e Tiranës, por me vendim të Këshillit Bashkiak, do të marrin një shportë me produkte që e ka nxjerrë Bashkia e Tiranës për bebet e Tiranës.
Pagesa cash që u shkonte nënave të Tiranës, nuk do t?u shkojë më. Problemi i parë i kësaj shporte është që me shpalljen e tenderit dhe fituesit të tenderit është vendosur që me një shumë prej 363 milion lekësh të blihen 9 mijë shporta, për 9 mijë bebe të Tiranës.?

Me një llogari të thjeshtë, nëse përpjestojmë vlerën e tenderit me vlerën e shportave, i bie që secila shportë të ketë 40 mijë lek të vjetra mall brenda, për t?ia dhuruar bebeve të Tiranës.

Ndërkohë që bonusi ishte 50 mijë lek, me produkte sikur t?i marrim të mirëqëna në atë vlerë, do të marrin 40 mijë lek, 10 mijë lek të vjetra të hequra që sa vijnë në jetë në maternitetin publik të Tiranës.

PD kerkon gjithashtu të shqyrtojë mundësinë që ky fond të rritet cash për nënat e Tiranës dhe jo t?iu jepet një shportë me produkte që ndoshta janë të padobishme në shumë raste, por për më tepër që nuk janë në vlerën që ishte bonusi i bebeve, pra janë minus 10 mijë lekë të vjetra për çdo bebe të Tiranës.

Ndërkohë në një tjetër dalje, Partia Demokratike akuzoi qeverinë se në zonat e prekura nga termeti shkollat e demtuara nuk janë gati, e si rrjedhojë nuk plotësojnë asnjë masë anti kovid. Ish deputet Gent Starzimiri dhe Albana Vokshi, ishin në njësinë administrative të Durrësit.

Përfaqësuesit demokratë kanë diskutuar edhe me banorët, ndërsa shumë prindër deklaruan se mësimi online për ta kanë qenë formal sepse ne kushtet e krijuara nga termeti femijet e kishin të pamundur të ndiqnin procesin.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/pd-denoncon-bashkia-e-tiranes-zevendesoi-fondin-cash-per-bebat-me-shporten-e-padobishme/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended