Rahman Parllaku simbol i Tiranës, Bashkia i jep titullin - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bashkia e Tiranës e nderon me titullin ? Simbol i qytetit të Tiranës? gjeneral Rahman Parllakun. Titulli iu dorëzua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e vlerësoi si simbol i gjallë i kujtesës patriotike, qytetare dhe historike.Erion Veliaj: ?Bashkia Tiranë i jep certifikatën për titullin ?Simbol i qytetit të Tiranës? z. Rrahman Parllaku, me motivacionin ?patriot që luftoi fashizmin, figurë emblematike e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, gjenerali që sfidoi regjimin e diktaturës komuniste, dhe Hero i Popullit, titull që diktatura komuniste ia hoqi, por historia ia përjetësoi. Ndaj, qyteti i Tiranës, që sapo ka hyrë në vitin jubilar të 100-vjetorit të shpalljes Kryeqytet i Shqipërisë, ka krenarinë që t?i japë titullin e nderit ?Simbol i Qytetit? bashkëmoshatarit të saj shekullor, i cili për kontributin e tij është kthyer në simbol të gjallë të kujtesës patriotike, qytetare dhe historike.?Veliaj theksoi se Tirana duhet te nderoje njerëzit qe kane kontribuar ne historinë e saj.Erion Veliaj: ?Si djalë i ri që je, vetëm 100 vjeç, them se i bën nder qytetit tonë të të shpallim simbol të Tiranës. E bëjmë këtë respekt me mirënjohje nga të gjithë qytetarët, të majtë të djathtë, nga i gjithë Këshilli Bashkiak. Duhet të kuptojmë se në historinë e këtij vendi edhe të mirat, por edhe të këqijat, ia kemi bërë vetë njëri-tjetrit. Edhe i kemi ngritur njerëzit që kanë sakrifikuar, edhe i kemi ulur, por ja ku jemi prapë sot në këmbë. Si njeri që s?ka njohur kurrë urrejtje, pavarësisht ç?ke kaluar në jetë, dhe ke dhënë vetëm dashuri e mirësi, e kemi për nder të të kemi simbol të Tiranës?Rahman Parllaku u nderuar me rastin e 100 vjetorit te lindjes veçanërisht për pjesëmarrjen ne lufte për çlirimin e vendit.
Recommended